Metoda që pediatri amerikan Robert C Hamilton ka arritur ta zbulojë, do t’i shpëtojë prindërit që sapo kanë prurë në jetë foshnjën e tyre. Ai e ka quajtur këtë mënyrë të të qetësuarit ‘Mbajtja’ ose në anglisht ‘The Hold’ dhe ka thënë se ka arritur të përdorë ‘Mbajtjen’ me efikasitet 100% në çdo foshnje.
Ai ka shpjeguar se prindërit duhet të tregohen shumë xhentilë gjatë praktikimit të ‘Mbajtjes’ dhe duhet që të fokusohen që bebi i tyre të jetë në balancë me përqendrimin e prindërit. Ai po ashtu ka thënë se kjo mënyrë vlen vetëm për foshnje e sapolindura deri në 3-4 muaj pasi që pas kësaj moshe, bebet fillojnë të rriten dhe të rëndohen, transmeton ORAinfo.
INSTRUKSIONE PËR ‘MBAJTJEN’:
- MBËRTHENI DUART E BEBIT RRETH GJOKSIT
2. PËRDORNI NJËRËN DORË PËR TË BËRË KËTË VEPRIM ME SHUMË GJENTILESË
3. KAPNI PJESËN TË PELENA ME DORËN TUAJ TË PËRSHTATSHME
4. TUNDENI PRAPANICËN ‘E VOCKEL’ NË 45 ° SHKALLË (kjo pozitë lejon balancim të qetë për trupin e bebit)