Tashmë është bërë e ditur se këtë vit pushimet e dimrit për nënësit do të jenë më të gjata. Deklarata u bë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ishte në një shkollë 9- vjeçare në Elbasan.
“Do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera”, ka thënë ministrja.
Ndërkohë në një postim në Facebook, Kushi shkruan: “Bashkë me Taulantin dhe Gledin vizituam shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në Elbasan ku pamë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID dhe u interesuam mbi ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar.
Në këto pak ditë që na ndajnë nga pushimet e dimrit, kërkuam përkushtim maksimal nga ana e nxënësve, mësuesve e drejtuesve të shkollës për të respektuar masat dhe për të garantuar një mësimdhënie optimale në këtë kohë të vështirë pandemie.”
g.kosovari