Policia e Shtetit ka nisur një aksion blic antidrogë në lumin e Vlorës dhe qytetin bregdetar.
Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis. Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjejë elementë që ndihmojnë hetimin.
Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm por dri tani ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
g.kosovari