Presidenti aktual, Donald Trump ka deklaruar se nuk është planifikuar që të jetë ndër të parët që do marrë vaksinën ndaj COVID-19. Gjithashtu, me anë të një postimi në Twitter ai ka hedhur poshtë pretendimet nëpër media se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të vaksinohen të parët.
Sipas Presidentit në detyrë të SHBA-së, zyrtarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet ta marrin më vonë me përjashtim vetëm të rasteve të nevojshme. Gjithashtu ai ka konfirmuar se shpreson që dhe vetë të vaksinohet në kohën e duhur.
Presidenti tha se ai do ta marrë vetë vaksinën në ‘kohën e duhur’.
“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet kjo rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e “duhur. Faleminderit!,”-ka shkruar Trump.
Por, të dielën, presidenti, Donald Trump, tha se vaksinat në këtë fazë do të ofroheshin vetëm në raste specifike.
Tre milionë dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 64 shtetet në SHBA dhe vaksinimet pritet të fillojnë të hënën.
Vaksina pritet të nisë në kohën kur numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm që nga nëntori në SHBA.
Të shtunën u raportua për 3.309 vdekje, numër rekord krahasuar me gjitha vendet e botës.
Por, shpërndarja e vaksinës po supozohet se do të jetë një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë jetën e pothuajse 300.000 njerëzve në SHBA.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve në datën 11 dhjetor dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, që ka demonstruar të jetë 95% e efektshme në parandalimin e sëmundjes. Vaksina mund të merret nga mosha 16 vjeç e lart.
g.kosovari