Shefi Ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur se ai do t’i shesë 99 % të aksioneve të rrjetit më të madh social në botë. Këtë e ka bërë të ditur në një letër të cilën e ka shkruar me rastin e lindjes së vajzës së tij.
“Do të dhurojmë 99 për qind të aksioneve tona të Facebookut – aktualisht në vlerë prej 45 miliardë dollarë – gjatë jetës sonë për të të përmirësuar botën për gjeneratën e ardhshme”, thuhet në letrën e themeluesit të rrjetit social.