Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptareje nga Kosova ka ndodhur në Gjermani.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në Löhne,
Një burrë i divorcuar 48-vjeçar shkoi në ish-banesën e familjes së tij dhe papritmas hapi zjarr në drejtim të anëtarëve të familjes të pranishëm në një mbledhje familjare.
Kunata 33-vjeçare e të dyshuarit u qëllua për vdekje dhe vëllai i tij 38-vjeçar u plagos rëndë.
Autori i dyshuar u arrestua, shkruajnë mediat gjermane.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndersa po hetohet nga autoritetet vendase.
g.kosovari