Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar një protestë model atë të ditës së sotme, por thotë se pikërisht kjo protestë paqësore e tërboi kryeministrin Rama.
Bardhi shprehet se u dha urdhër për të sulmuar protestuesit pa shkak, ndërsa e cilësoi bandiizëm shtetëror helmimin masiv të Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhunën ndaj fëmijëve.
Numri dy i PD akuzoi Ramën si nsitësin e dhunës, duke thënë se ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët.
“Një protestë model, paqësore dhe që mori duartokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4 ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.
Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.
Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare.
Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh”, shkruan Bardhi.
g.kosovari