Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se këtë vit pushimet dimërore për nxënësit do të jenë më të gjata, ndërsa shtoi se është në komunikim me Komitetin Teknik për vijimësinë e zhvillimit të mësimit.
Ajo u shpreh se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për rifillimin e mësimit, por datat më të përafërta janë ato të 11 dhe 18 janarit.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi në Abc News.
Ministrja theksoi se efikasiteti i mësimit fizik nuk është i njëjtë me atë online, por vendimi për mësim të alternuar u mor për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
/a.r