Pas masave të rënda tregtare në shenjë hakmarrjeje kundër Turqisë, pas rrëzimit të një avioni rus rreth një javë më parë, Rusia duket se e ka rënduar edhe më shumë dorën. Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar një deklaratë zyrtare, në të cilën njofton se Instituti për Shoqërinë e Hapur i George Sorosit, manjatit financiar të njohur për, siç thuhet në deklaratë, propagandën mbështetëse dhe të vendosur ndaj valës së emigrantëve në Europë, ashtu sikurse edhe për “grushtin e shtetit” në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, siç tregojnë shumë dokumente sekrete të siguruara pas sulmeve të shumta kibernetike, si dhe Fondacioni për Asistencë ndaj Institutit për Shoqërinë e Hapur, si “grupe të padëshirueshme”, duke u ndaluar qytetarëve rusë pjesëmarrjen në projektet e tyre, transmeton tch.
Në njoftim thuhet se organizata të tilla, të kryesuara nga Sorosi, përbëjnë një “kërcënim të bazave të rendit kushtetues të Rusisë, si dhe ndaj sigurisë kombëtare”, veç faktit që Ministria e Drejtësisë do të informohet rregullisht mbi këto konkluzione dhe se këto organizata do të përfshihen në grupin e “të huajve non grata”.