Kancelarja gjermane Angela Merkel tha këtë të mërkurë se ata afganë që vijnë në Gjermani për një jetë më të mirë ekonomike do të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Gjermania do të kryejë detyrimet e saj humanitare ndaj afganëve që janë në gjëndje serioze rreziku për shkak se ata kanë punuar për forcat e huaja si ajo e Ushtrisë gjermane, shtoi Merkel gjatë fjalës së saj në konferencën e organizuar në Berlin, ku merte pjesë dhe Presidenti Afganistani, Ashraf Ghani.