Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në rrugën e Elbasanit. Policia bën me dije se dyshohet që ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkendije elektrike.
Fatmirësisht nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojn punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari