Ashtu si në Tiranë, protestuesit në qytetin e Durrësit janë mbledhur në qendër të qytetit dhe i kanë vënë flakën dekorimeve të bashkisë për festat e fundvitit.
Dhjetëra të rinj u mblodhën këtë mbrëmje në qytetin bregdetar për të protestuar kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Protestuesit kaluan më herët dhe në godinën e policisë, ku lëshuan disa fishekzjarrë ndaj saj. Deri në këto momente disa persona janë shoqëruar./a.p