Partia Demokratike po angazhon militantët e saj për të dalë në protestë.
Në një mesazh të siguruar nga gazeta Tema, forumi rinor i PD në Durrës bën thirrje për protesta masive.
“Forumi mirëmëngjesi.
Sot në orën 18:00 e gjithë rinia në Shqipëri del në çdo shesh të çdo qyteti.
Unë sot do të jem dhe do të ftoj çdo të ri që njoh që të na bashkohet.
Është koha që të tregojmë kush jemi”– thuhet në mesazhin dërguar të rinjve të forumit rinor në Durrës./p.a