Frrok Çupi ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk “ ka folur se sa ndikim politik ka protesta që vijon prej ditësh tashmë në shumë qytete të Shqipërisë e cila nisi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic.
Ai theksoi se skenaristët e protestave janë presidenti i vendit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët po përdorin Lulzim Bashën.
“Njerëzit kanë të drejta maksimale që nuk ka të kënaqur ka plot me probleme ekonomike me fëmijët e tyre që kanë ikur jashtë vendit, kjo është një lëvizje që po kolaudon një revolucion dhe mund të quhet Gjiri i Lalëzit. E gjitha vjen që një klasë e pasuruar zyrtarisht për arsye zyrare për shkak të fondeve publike tani ka ngritur stuhinë për të çuar Shqipërinë në një katastrofë. Ai qëllim human dhe qytetar shumë i ndritur është që të qëndrojë pranë viktimës pranë nënës së viktimës, por ka dhe një pjesë tjetër që është politika që po e përdor për të krijuar turbullira. Në çdo vend të botës politika do të përdorte për përfitim. Opozita kishte rastin që ta përdorte me një elegancë mes dhimbjes dhe respektit për të. Ky është rreziku më i madh se ata e lënë pa autor ngjarjen, le të themi që po zhvillohet në mënyrë spontane. Ka një arsye që s’po kërkohet autorësi. Palmer tha që nëse vazhdohet kështu do të konsiderohen një organizatë e dhunshme. Si Berisha si Meta apo përdorin kryetarin e PD duke e mbajtur peng që të mos shfaqet tek publiku”, tha Çupi./a.p