Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka pranuar sot kërkesën për pushimin e hetimeve në ngarkim të ish-drejtorit të kadastrës Liridon Pula dhe Shefes së zyrës Juridike Lusiena Kolaj ndaj procedimit penal 1976 te vitit 2019.
Lusiena Kolaj u ndalua në 20 shtator 2019, ishte gjykata e Apelit ajo që i nxori veprimet e kryera nga ana e prokurorit Arjan Ndoji si të paligjshme dhe vendosi rikthimin e saj në detyrë duke e lënë në masën detyrim paraqitje.
Liridon Pula u la në arrest me burg nga ana e gjyqtares Besjana Garxenaj duke mos u shqyrtuar asnjë provë e fakt në lidhje me ngjarjen në fjalë, masë të cilën e ndryshoi gjykata e Apelit Durrës.
Sot Liridon Pula dhe Lusiena Kolaj fituan betejën e tyre ndaj veprimeve të para hetimore ku ata ngritën zërin e tyre se veprimet e mara nga ana e prokurorisë së Durrësit ishin arbitrare dhe të kundraligjshme.
Theksojmë se për ngjarjen reagoi kryeministri i vendit dhe zv. kryeministri ishte prezent në seancën e masës së sigurimit të bërë në 2019.
Vendimi për pushimin e hetimeve ndaj Liridon Pulës dhe Lusiena Kolaj u dha sot në orën 15:00 nga gjyqtar Rexhep Bekteshi.
Pushimi i hetimeve çoi në përfundimin se këta dy shtetas nuk kanë kryer vepër penale dhe nuk ka asnjë fakt të shpërdorimit të detyrës./a.p