“Kemi filluar testimet edhe nëpër institucione, shkolla, institucione të rëndësisë së veçantë. Brenda 5 ditësh them se mund të jenë arritur 1200-1300 teste dhe përafërsisht pozitiviteti është rreth 10%-12%”, thotë epidemiologu Rexhep Muja.
Zonat ku duhen kryer teste përcaktohen nga mjeku i familjes, apo Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, që njoftojnë për raste të dyshuarish.
Më pas epidemiologët procedojnë në terren për verifikimin e rastit, me anë të testit të shpejtë apo tamponit.
“Testi i shpejtë nuk ndihmon vetëm epidemiologjinë, sistemin shëndetësor, por edhe mbarë popullatën sepse është pak më i qetë për të marrë një informacion nëse është i infektuar apo jo. Për epidemiologjinë jep një ndihmesë të madhe sepse ndërpret zinxhirin e transmisioneve të infeksionit”, shton Muja.
Epidemiologet thonë se testi i antigenit aplikohet në rastet kur i personi është brenda 5 ditëve, që dyshohet se është infektuar, përtej kësaj kohe përdoret tamponi, përgjigja e të cilit shkon deri në 3 ditë.
/a.r