Nga Astrit Patozi
Është jashtë çdo dyshimi se protesta e ashpër e këtyre ditëve në Tiranë dhe gjetkë shkon përtej vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha. Është fare e qartë për gjithëkënd, që vë në punë logjikën dhe nuk përdor parafabrikate të gatshme politike për të kuptuar botën, se ka një shfrim popullor, i cili shkon më larg se dhimbja për humbjen e një jete të pafajshme nga dora e një punonjësi të policisë.
Ka një akumulim revolte në Shqipëri nga korrupsioni, padrejtësia dhe arroganca e pushtetit, i cili thjesht ka marrë shkëndijën prej ngjarjes së rëndë dhe tragjike, por kjo nuk duhet të na shqetësojë aq shumë, me gjithë respektin për dekorin e qytetit apo semaforët e bulevardit në prag të festës së Vitit të Ri.
Janë pikërisht arsyet e shumta të këtij shpërthimi social ato që duhen lexuar drejt sot, në radhë të parë nga ata, të cilët po e keqqeverisin pa mëshirë Shqipërinë prej më shumë se 7 vjetësh, duke filluar nga kryeshefi i “Rilindjes”, Edi Rama.
Por jam shumë i bindur se kjo vlen edhe për ata, që pretendojnë se mund të mirëqeverisin nesër, kur ai të jetë rrëzuar, duke filluar ndoshta nga ne të Bindjes Demokratike.
Je pro shkaterrimit o turi shryp