Një nga protagonistët e protestave në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës, nuk ka ndër mend të dorëzohet.
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka deklaruar pak orë më parë në një ultimatum në rrjetet sociale, se do të digjet Tirana nëse nuk dorëhiqet Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Edhe pse është në arrati, i shpallur në kërkim nga policia, reperi tha se nuk është e mjaftueshme dorëheqja e ministrit Lleshaj.
“Dorëheqja e Lleshajt nuk është e mjaftueshme. Sepse Klodiani nuk është i pari. Nuk jam unë ai që bëj kërkesat. Unë nuk i marr vendimet vetëm, siç më vijnë informacionet dhe i publikoj. Une shpresoj që të mos ndodhë, sepse jetoj vetë në Tiranë, kauza ime ishte pardje, e nisa i pari dhe do e përfundoj i fundit, shpresoj që Ardi Veliu të iki sa më shpejt, ai është kryesori, ai fshihet pas këtyre, ju betohem kemi informacionet tona. Unë jam me popullin, jam mbështetës”, – tha ai në ‘Abc news’.
Lushaj u shpreh se shteti duhet të marrë masa që të sillet mirë me qytetarët. “Është hera e arë që nxehem kaq shumë. Do të ngrihemi çdo ditë kështu. Do të mblidhemi. Unë nuk dua të jem pjesë e shkatërrimit por ato që e kanë deklaruar, e kanë seriozisht”.
/a.r