Drejtor i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti, renditi disa nga arsyet kryesore, që sipas tij, detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021.
Në një dalje për media, Panariti tha se arsyeja madhore e marrjes së këtij vendimi është fakti që në këtë pr.ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj.
Gjithashtu, kthimi i këtij ligji është bërë edhe për faktin se në të nuk parashikohen programe për të mbështetur bizneset apo papunësinë.
“Dua të ndaj me ju arsyet që detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim këtë ligj. Arsyeja më madhore është fakti që ky pr.ligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë dhe pasojat e saj. Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim.
Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit.
Një arsye tjetër që e ka detyruar Presidentin, është se në këtë projektligj nuk janë reflektuar rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për PPP-të me ofertë të pakërkuar. Të cilat mobilizojnë jo më pak , 838 miliardë lekë ndryshe, 50% e PPB-së. Kur pritej me rekomandimet e organizatave botërore, të kishte një pezullim të PPP e ofertë të pakërkuara, për vitin e ardhshëm shihet një rritje me 238 miliardë lekë, ose 21% ose ¼ më shumë ngan jë vit më parë.
Kjo nuk është e justifikueshme, ndërkohë që nevojat emergjente për shëndetësinë, familjet në nevojë janë në rritje. Një tjetër arsye për rishqyrtim është se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm s’ka objektiv për rritjen e punësimit apo uljen e papunësisë, ndërkohë që ju e dini se të rintjë janë prekur më shumë nga kjo plagë. Në projektbuxhet nuk ka fonde për të zbutur këtë plagë.
Një tjetër arsye është se nuk është parashikuar në këtë projektligj fond për uljen e varfërisë. Organizmat ndërkombëtarë, bankat botërore japin sinjalin e alarmit. Shqipëria në 42% të popullsisë është e prekur nga papunësia. Kjo është varfëri relative, ka dhe varfëri absolute. Për fat të keq, nuk kemi mjaftueshëm fonde për ët zbutur kët plagë.
Një tjetër arsye është se në projektligjin e paraqitur nuk parashikohet një projekt-plan për të ulur borxhin e rritur publik. Borxhi publik është mbi 81%, apo rreth 82% e PBB. Këtu nuk janë llogaritur pagesat e prapambetura apo ato të koncesionarit. Synimi është që nuk janë parashikuar fondet për zbutjen e brxhit, është detyrim ligjor, ka një prag që nuk duhet kapërzyer. Tjetër arsye se pse Presidenti e ka kthyer.
Më lejoni të theksoj se në material keni arsyetim të plotë për rishqyrtim. Mirëargumentuar dhe shumë arsye të tjera. Do ju vendoset në dispozicion dhe do i kalohet Kuvendit sot. Ajo që mund të thuhet për arsyen e qenësishme ëshë që ky buxhet i vitit të ardhshëm është jorealist sa i ëprket rritjes ekonomike dhe të ardhurave të popullit. Ishte e domosdoshme që të kthehej”, u shpreh Panariti.
/a.r