Autoritetet greke kanë njoftuar masa të reja në kuadër të pandemisë. Kush futet në shtetin grek nga 18 dhjetori ederi në 7 janar do të karantinohet 3 ditë.
“Karantina e detyrueshme për ata që udhëtojnë nga jashtë në Greqi dhe hyjnë në vend nga 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 është e kufizuar, nga 10 ditë, në 3 ditë”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.
Qeveria ka marrë këtë vendim, pasi kohët e fundit ka pasur reagime të forta nga ata që dëshironin të ktheheshin në Greqi dhe u detyruan të qëndronin në karantinë për dhjetë ditë.
Masat paraprake për hyrjen në vend, siç thonë ata, ishin tashmë të rrepta me detyrimin për të paraqitur një test negativ të koronavirusit.
g.kosovari