Rreth 99% e shtretërve në kujdesin intensiv në Stokholm janë të zëna nga pacientë me COVID-19, njoftoi sot drejtori rajonal i Shëndetësisë, Bjorn Eriksson, në një konferencë për shtyp, sipas gazetës suedeze “The Local”.
“Kjo është hera e parë që ndodh, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri në vend”, tha ai.
Gjatë valës së parë, shtretërit në ICU në kryeqytetin suedez u shtuan deri në 160, por tani janë pothuajse të zëna.
Eriksson bëri thirrje që të mos bëhen grumbullime në dyqane për blerjet e Krishtlindjeve, në klube pas pune, duke i cilësuar si veprime me pasoja të tmerrshme.
/a.r