Një protestë e lajmëruar në rrjetet sociale është zhvilluar në Lezhë rreth orës 17:00.
Raportohet se protesta në nderim te Klodjan Rashes ka filluar përballë “Obeliskut” ku dhe u ndezën qirinjtë.
Më pas, me pankarta në duar i drejtuar komisariatit të policisë, ku dhe kanë hedhur kapsolla dhe kanë shkelmuar portën.
Protesta është zhvendosur drejt prokurorisë së Lezhës me thirrjet “Duam drejtësi” e më pas para Bashkisë.
Rreth orës 16:00, protestuesit kanë bllokuar superstradën Shkodër –Tiranë, ku dhe janë krijuar radhë të gjata. Binte në sy mungesa e uniformave të policisë, për të kontrolluar turmën, e cila gjatë manifestimit ka thyer disa xhama tek komisariati, si dhe dëmtuan kazanët e pastrimit.
/a.r