Mjeku i familjes Gëzim Bregu ka sqaruar të gjithë qytetarët se si mund të përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve nëse janë me koronavirus.
Sipas tij, është pikërisht mjeku i familjes që vlerëson stadin e sëmundjes bazuar në shenjat e shfaqura dhe gjenerohet recetën me ilaçet përkatëse të cilat qytetarët i përfitojnë 100% me rimbursim dhe i tërheqin në famraci.
“Mjeku i familjes kontakton me epidemiologun, me të dhënat dhe qytetari referohet për tampon, nëse tampni delo pozitiv ky pacient karantinohet në shtëpi dhe në këtë moment të gjitha kontaktet i mban me mjekun e familjes. Njëkohësisht fillon edhe ndjekja e tij rigoroze duke u bazuar tek shenjat dhe zhvillimi sëmundjes më të gjithë simptomat dhe shenjat e saj, temperature, lodhje, kollë, këputje, trysnia etj.
Në bazë të vendimit të qeverisë pacienti merr dhe trajtimin me rimbursim të barnave në listën e përcaktuar. Mjeku familjes vlerëson gjendjen e të sëmurit duke e ndarë atë në forma të lehtë, të mesme apo formë e avancuar dhe pacienti trajtohet falas.
Procedura për dhënien e barnave me rimbursim për COVID 19 është e njëjtë edhe me procedurën e rimbursimit për banra të tjera. Për të marrë receten me rimbursim është kodi 1009 dhe 1010 për COVID stadi i parë dhe COVID stadi i dytë dhe më tej gjenerohet receta me ilacet përkatëse”, sqaron mjeku.
Me sistemin elektronik në rrjetin e qendrave shëndetësore, barnat e rimbursueshme tërhiqen direkt në farmaci, me kodin përkatës që dërgohet nga mjeku i familjes.
/a.r