Disa qytetarë të Tiranës kanë dalë sërish sot në protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.
Ata janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Brendshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe tek Kryeministria.
Ata bëjnë thirrje “Poshtë diktatura”, “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, por dhe sharje dhe fyerje kundër drejtuesve të shtetit.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa dhe rrethuar të gjithë perimetrin e godinave që u sulmuan një ditë më parë, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.
Pavarësisht se Edi Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, protestuesit kanë ushtruar sërish dhunë ndaj Policisë, institucioneve dhe dekorit të festave.
/a.r