Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në daljen e posaçme për mediat, dy ditë pas vrasjes së Klodian Rashës, Rama tha se Lleshaj i kishte komunikuar dorëheqjen pak pasi kishte ndoshur krimi.
Por sikundër u shpreh, kërkoi që diçka të tillë ta dëgjonte ballë për ballë nga vetë ai.
Në fjalën e tij, Kryeministri tha:
Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë të më presë sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy.
Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai s’ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë. As direkt, as indirekt.
Por është vrarë një djalë 25 vjecar dhe është hapur një varr në shpirtin e një familjeje shqiptare, e është krijuar një brengë në shpirtin e një populli të tërë.