Në reagimin e tij për vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri ka komentuar edhe deklaratat e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.
Ai tha se Presidenti dhe kreu i PD nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për sjelljen e policisë së sotme.
“Ilir Meta është I fundit që duhet ta hapë kamaren e gojës për Policinë e Shtetit. Kurrë nuk tha një fjalë të mirë qoftë edhe për sy e faqe. Ai është një nga shembujt më të këqinj të sjelljes shoqërore dhe institucionale në Shqipëri.
Ndërsa i fundit që mund të japë leksione për Policinë është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai është shembulli i pafuqisë karakteriale. Është ministri i masakrës së 21 Janarit ku u vranë katër protestues krejt paqësorë.
Policia e Shtetit sot dhe rezultatet e saj sot nuk kanë asnjë krahasim me dje” – tha Rama.
/JavaNews/a.r