“Lajmin e mora vesh nga mediat. Ata që e kanë bërë, më mirë të më kërkonin mua po të kishin hall se sa më vranë djemtë”. Kjo është dëshmia tronditëse e nënës së dy djemve që u gjetën sot të vrarë në një kanal në Maliq.
Trupat e pajetë të dy vëllezërve, Andrea, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, u gjetën në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, në fshatin Zvirinë të Maliqit.
Në një rrëfim për gazetaren e ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra, Engjëllushe Olldashi pohoi se kishte humbur kontaktet me ta në datën 7, rreth orës 22:00. Ajo pohoi mes lotësh se djemtë i kishte beqar dhe se punonin ku të mundeshin. E moshuara kërkoi drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, që i mori jetën dy djemve të saj të rinj.
“Të dy djemtë humbën kontaktet në orën 22 të datës 7 dhjetor. Telefonin i kishin te fikur. Nuk di te kene patur konflikte. Ata që e kane bere më mire te me kerkonin mua po te kishin hall se sa me vranë djemte. Lajmin e mora vesh nga mediat. Djemte te dy beqare, i kisha femijet e vetëm. Punonin ku te mundnin. Kerkoj drejtesi te zbardhen autoret. Policia nuk na ka thene ende asgje. Trupat ende ne morg”, tha ajo.
/a.r