Pak orë para nisjes së protestës në Tiranë, zhvillohet një protestë në Korçë. Disa qytetarë me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga një polic.
“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre.
Raportohet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta dhe ka ndërhyrë policia. Ata kanë djegur dhe pemën dekorative.
Më pas protestuesit kanë qëlluar me gurë edhe policinë e cila ka ndërhyrë për t’i larguar. Raportohet se një efektiv ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me gur në kokë.
/a.r