Shaqir Hasanaj është përjashtuar përfundimisht nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e KED për të skualifikuar atë nga gara, duke rrëzuar padinë e Hasanajt ku kërkohej shfuqizimi i vendimit që i ndaloi atij kandidimin.
Hasanaj u skualifikua nga KED në mbledhjen e 26 nëntori së bashku me Aldona Sylaj dhe Ardita Buna.
Kjo është hera e tretë që rrëzohet ankimimi i tij dhe pas këtij vendimi Hasanaj nuk ka më të drejtë të apelojë vendimin e Apelit.
g.kosovari