Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Qemal Zaimin.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Zaimi kandidat për gjyqtar në Apelin e Tiranës, ka rezultuar i pastër në 3 shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figursë dhe integritetit profesional. Qemal Zaimi aktualisht është përgjegjës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim kundër kualifikimit të tij, as nga ndërkombëtarët dhe as nga Komisioneri Publik.
g.kosovari