Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar për herë të parë për vrasjen e Klodian Rashës mesnatën e kaluar nga një efektiv policie.
Braçe dënon aktin e policit duke theksuar se vrasja e të riut është një krim penal, i hetueshëm, i gjykueshëm dhe i dënueshëm maksimalisht. Ai po ashtu kujton se ky është një rast i izoluar në 8 vitet e fundit dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Po ashtu Braçe siguron se kjo nuk është vrasje politike, dhe as e urdhëruar nga qeveria apo ndonjë politikani në qeveri.
Zv.kryeministri dënon dhunën që u krye sot në Tiranë duke e cilësuar atë si politike dhe aspak drejtësi për Klodian Rashën.
Brace shkruan se qeveria nuk është vrasëse, se ata nuk janë as Sali Berisha apo Ilir Meta. Sipas zv.kryeministrit gjëja më kriminale është dhuna ndaj efektivëve dhe shkatërrimi i vendit. Këtyre fjalëve, Braçe u ka bashkëngjitur pemën që digjet.
REAGIMI NGA ERION BRAÇE
View this post on Instagram
g.kosovari