Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është renditur i dyti në anketën “Trajneri i Vitit”, organizuar nga e përditshmja sportive “La Gazzetta dello Sport”.
Fitues i anketës ka dalë Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, kryesues i Serie A, por mjaft i vlerësuar edhe për punën te Empoli, deri në qershor të këtij viti.
De Biasi ka marrë 15 përqind të votave, po aq sa Antonio Conte i kombëtares italiane, kundrejt 17 përqind të Sarrit.
“I falënderoj të gjithë ata që me mbështetën dhe ndihmuan në këtë garë. Sa keq që nuk arritëm suksesin për pak!!! Mbetet kënaqësia që u bëra pjesë e kësaj liste prestigjioze”.
“Ajo që arritëm së bashku me lojtarët dhe stafin, ishte diçka e jashtëzakonshme! Ju falënderoj nga zemra të gjithëve!” – shkruan De Biasi në Facebook.