Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë është bllokuar totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata kanë nxjerrë përpara automjeteve koshat e mbeturinave.
Protesta do të vijojë tek Drejtoria e Policisë teksa duket se protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.
Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.