Pas 4 orësh protestë, të rinjtë e revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha do të vijojnë për tek Drejtoria e Policisë.
Deri më tani është protestuar dy herë tek Ministria e Brendshme, tek kryeministri, Bashkia e Tiranës apo Sheshi Skënderbej, ku disa policë e protestues kanë mbetur të plagosur si dhe dy pemë të Vitit të Ri janë djegur.
Duket se protesta do të vijojë pikërisht tek Drejtoria e Policisë, ndaj të cilës protestuesit kanë kontestime të shumta pasi një polic ishte ai që vrau Klodian Rashën dhe që ka sjellë gjithë këtë revoltë.