Ngjarja tragjike që ka sjellë vdekjen e 25- vjeçarit Klodjan Rasha, sot ka të burgosur policin që kreu aktin e shkrepjes së armës ndaj qytetarit.
Prokuroria ka nisur një hetim ndaj tij, policia ka një hetim ndaj të gjithë skuadrës, dhe SHÇBA ka gjithashtu një hetim ndaj zinxhirit komandues.
Nëse Prokuroria zbulon në hetim se ka një problem edhe në zinxhirin komandues, sipas të gjitha gjasave, kushdo që konsiderohet shkelës rregullorjeje apo ligji, do të hetohet, e madje me shumë mundësi me masë arresti.
Kemi një qytetar të vrarë; familjarët që kërkojnë drejtësi, ai që qëlloi mbi qytetarin është në burg, drejtësia po heton.
Por kjo nuk mjafton për Sali Berishën e Ilir Metën, që prej 24 orësh kanë nxitur zjarrin, dhunën, gjakun për ta marrë kundër Sandër Lleshit e Edi Ramës.
Kanë 48 orë që thonë troç, si Berisha, si Meta që qytetarin e ka vrarë Edi Rama.
Dhe në këto moment kemi mbështetës të Berishës që i vënë zjarrin Kryeministrisë, duke marrë me vete edhe familjarë të viktimave.
Imagjino, sikur jetimëtve 4 dëshmorëve të 21 janarit të dalin e të kërkojnë drejtësinë e munguar për baballarët e tyre që i vranë, po asnjëri prej atyre që qëlloi nuk është në burg.
Askush prej atyre që shkeli ligjin nuk u hetua, gjykua dhe dënua.
Kurse urdhërdhënësit e asaj masakre sot po nxisin dhunë në Kryeministrinë që nuk ka kangjella si më 21 janar 2011.
Përse nuk flasin sot për rregulloren e bulevardit?
Jo Berisha e Meta, se ata kështu janë mësuar të përfitojnë politikisht: por ata, propoganduesit e tyre të paneleve televizive, që më 21 janar thanë që 4 viktimat u vranë me çadra e me thika…
TemA