11 persona kanë humbur jetën dhe 561 të tjerë janë infektuar si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri me dije se 884 pacientë janë shëruar, ndërsa në vend janë mbi 12 mijë raste aktive.
Që nga nisja e pandemisë në Kosovë raportohen mbi 44 mijë të infektuar dhe 1148 viktima.
/a.r