Zbardht dëshmia tronditëse të 10-vjeçares së abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 57-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kuçovë.
E mitura pas 2 viteve vuajtjesh e kërcënimesh, ka denoncuar Ajet Dumen për përdhunim. Sipas saj, Ajeti e kërcënonte se do t’i vriste prindërit nëse tregonte të vërtetën e abuzimit.
“57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryer marrëdhënie me të më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi.
Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati 2 vite me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht” – ka thënë 10-vjeçarja me inicialet A.D., në polici.
/a.r