Të rinj të Forumit të Partisë Demokratike protestuan paraditen e sotme para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për 25 vjeçarin Klodian Rasha. Ata marshuan për disa minuta ndërsa kërkuan edhe largimin e Ministrit Sandër Lleshaj nga detyra dhe lëshuan akuza edhe ndaj politikave të Kryeministrit Edi Rama.
Ky reagim i të rinjve të FRPD erdhi pas marshit që zhvilluan mbrëmë të rinj dhe qytetarë në Shkodër. Ata dolën mbrëmë pas orës 22:00 në shenjë proteste, pas vrasjes së Rashës nga policia. Ata ndezën qirinj dhe marshuan në rrugët e kryeqendrës së veriut. Ata nuk hezituan të dilnin pavarësisht kushteve të motit dhe reshjeve.
Ndërkohë një protestë qytetare është paralajmëruar për t’u mbajtur pasdite në Tiranë, ndërsa në mbrëmje pas orës 22:00 do të mbahet një tjetër marshim pas hyrjes në fuqi të orës policore.
g.kosovari