Teksa Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se ka zbardhur vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ka ardhur edhe reagimi nga SHBA.
Përmes Twitter, ambasadorja amerikane shprehet e bindur se ky nuk do të jetë hapi i fundit nga SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“SPAK ka marrë përsipër një tjetër rast të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ky nuk është aksioni i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit.
Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla” – thotë Yuri Kim.