Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se edhe për koronavirusin ka dritë në fund të tunelit, duke thënë se shpresa e madhe e të gjithëve qëndron tek vaksina.
“Koronavirusi po merr jetë njerëzish, ndër të tjera edhe personalitete si Kasem Hysenbelliu apo Marko Bello, por edhe të tjerë. Komiteti ka thënë se shifrat janë të qëndrueshme. Dritë në fund të tunelit ka, sepse vaksina është kjo shpresë, kjo dritë.
Duhet të mbrojmë shëndetin tonë mendor, derisa të kemi gati vaksinën. Kjo është situata në të cilën ndodhemi. Unë dëshiroj që gjithçka të ecë mbarë. Urojmë që vaksina të vijë sa më shpejt. Z. Kapsizy ishte në gjendje të rëndë në letër. Duket që janë të traumatizuar, nga mënyra si shprehen”, tha Xhunga.
Më tej, Xhunga theksoi se mjekët janë më të rrezikuarit nga pandemia, ndërsa shtoi se shteti duhet të ketë kujdes maksimal për ta, si dhe ne duhet të kujdesemi të gjithë për vetveten.
“Unë uroj që Drini Dobi t’ja dalë. Sot një mjek 50 vjeç humbi jetën. Duhet të ketë mbështetje nga shteti për bluzat e bardha. Mjekët janë të rrezikuar, sepse ata janë në luftë me Covid-19. Ne jemi në dorë të publikes dhe urojmë që të bëhet më e rëndësishme se kurrë. Shpresojmë që sigurojmë vaksinën sa më parë.
Uroj që Rama t’ia dalë dhe të marrë vaksinën. Një mbyllje e dytë do ishte katastrofë, në çdo kuptim. Ne po punojmë dhe do ia dalim. Do ia dalim edhe me turizmin, duhet të festojmë edhe për Vitin e Ri. Ne do ta presim Vitin e Ri shqip”, tha ndër të tjera Xhunga.
Në prag të festave, Xhunga apeloi për të konsumuar prodhimet shqiptare, me qëllim që të mos braktisen ata që punojnë në Shqipëri.
/a.r