Ekspertja e integrimit europian Fjoralba Caka, ka përcjellë disa nga detajet e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Friends of Europe, vetem 3 dite para takimit te Keshillit Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pedagodia e njohur ndan mesazhin e saj ku apeloi se BE duhet të tregojë që zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është një çështje prioritare, pavarësisht ngjarjeve të rëndësishme të tjera që ngjiten në agjenden evropiane.
Ndër të tjera, ajo shkruan:
“Sot ishte dita e parë e Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Friends of Europe, vetem 3 dite para takimit te Keshillit Evropian.
Një sesion shumë interesant lidhur me vendimin e shteteve anëtare të BE për hapjen e negociatave, sfidat dhe perspektivat.
Pata kenaqësinë të ndaja shkurt mesazhin se BE duhet të tregojë që zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është një çështje prioritare, pavarësisht ngjarjeve të rëndësishme të tjera që ngjiten në agjenden evropiane.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë të shohin lidershipin e BE dhe të mbështeten tek ky lidership me kredibilitet dhe pashikueshmëri.
Konferenca e parë ndërqeveritare është një “lugë boshe”- në të përcaktohet kuadri negociator, parimet dhe grupi negociator- ndaj shtetet anëtare- dhe nuk do të thotë aspak anëtarësim.
Nga ana tjetër, nisma të rëndësishme si tregu rajonal ballkanik, apo mini-Schengen, shëbejnë më tepër për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor per integrimin në tregun e përbashkët Evropian, por nuk duhen parë si një opsion alternativ i anëtarësimit në BE. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është qartazi anëtarësim në Bashkim Evropian dhe jo asgjë më pak se kjo.
Nëse keni humbur ditën e parë të Samitit, mos humbisni ditën e dytë dhe të tretë, ku do të diskutohen cështje të mjedisit dhe digjitalizimit”, nënvizon Caka.