Pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit është një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë. Përveçse është i dyti që ka marrë vaksinën e virusit që prej muajsh po merr jetë, në media ka tërhequr vëmendjen emri i tij.
Ai quhet William Shakespeare dhe është fotografuar duke marrë vaksinën në Spitalin Universitar Coventry këtë mëngjes. Më herët, mëngjesin e sotëm britanikja Maggie Keenan, 90-vjeçe ishte pacientja e parë që u vaksinua, shkruan The Sun.
William dhe Maggie janë mes qindrave grupeve të rriskuar dhe stafit që ndodhet në vijën e parë që do të marrin vaksinën. Ndërkohë Britania është vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin, ndërsa aprovoi vaksinën Pfizer/Biontech pak ditë më parë.
Britania e Madhe është vendi i parë që ka aprovuar përdorimin masiv të vaksimit antiCovid. 4 ditë më parë në vend kanë ardhur një sasi prej 800 mijë vaksinash nga kompania Pfizer dhe BionTech dhe ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv.
g.kosovari