Debate në Komisionin e Ekonomisë, ku pasi kaloi në parim pr/buxheti i shtetit 2016 nisi diskutimi i pr/ligjit për Autoritetin Mbikqyrës i Lojrave të Fatit.
Në nenin 12-të Autoreti Mbikqyrës i Lojrave të Fatit kishte planifikuar që të përcaktonte me ligj që 50 % e 20 % të vlejes së gjobave dhe kamatvonesave të shkonte si shpërblim për punonjësit e saj. “Për punën e mirë në territor inspektorët shpërblehen apo të marrin dhe bonuse” argumentoi Irena Beqiraj zv/ministrja e Financave e cila mbrojti pr/ligjin.
Por kjo u kundërshtua ashpër nga kryetari i komisionit Erion Braçe dhe nga deputetë të tjerë.
“Nuk mund të përcaktohen me ligj shpërblimet” tha Braçe, duke sjellë si shembull policinë.
Por Beqiraj në replikë i tha: Policisë ia rritët rrogat të parëve.
“Le tu themi të gjithëve, deputetë e administratë që të punojnë në AMLF. Çështë kjo histori! Sikur po bëjnë vezën e kuqe ata” tha Angjeli
Debati
Erjon Braçe: Mund të bëj një pyetje zonja zëvendësministre? Pse u dashka që 20% e vlerës që derdhen nga vjelja e gjobave dhe kamatvonesave të mbeten tek AMLF? Dhe mbi të gjitha, cili është kuptimi që 50% e këtij 20% të shkojë për shpërblimin e punonjësve të AMLF?Ky do të jetë institucion publik, pra brenda buxhetit të shtetit apo jashtë?
Irena Beqiraj: Është një institucion buxhetor por nga natyra e punës që kryen siç janë inspektimet në terren dhe kontrollin e një insdustrime që ka kaq shumë para, normalisht ajo që duhet, mendojmë se është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Në rast të bërjes së punës së mirë, të kontrollit të mirë të territorit, inspektorët duhet të shpërblehen apo të marrin bonuse. Këto bëhen me miratimin e ministrit të Financës dhe pas vlerësimit të performancës. Kam përshtypjen se kjo nuk shkel asnjë nga rregullat e buxhetit. Janë nga gjobat e mbledhura.Të njëjtën mënyrë funksion dhe nga doganat. Edhe shpërblimet që janë dhënë historikisht edhe në institucione të tjera në inspektim, si dogana dhe tatime shpërblimet dalin nga gjobat e mbledhura.
Erion Braçe: Jo jo e ke gabim
Irena Beqiraj: Nuk është ndonjë ndryshim..
Erion Braçe: Më vjen keq që ju ndani institucione nga e gjithë gama e instucioneve publike të shtetit shqiptar. Nëse kjo qeveri vendosi veçanarisht të shpërblejë vetëm institucionet që kanë rezultat dhe ka pasur një numër shumë të kufizuar institucionesh dhe brenda rregullave të gjithë sistemit të shpërblimit të gjithë administratës ky institucion nuk mund të dalë jashtë.
Është qeveria ajo që vendos sesa do të shpërblejë , kë dhe me sa para. Nuk mund të vendosim me ligj shpërblime të posaçme për një institucion të posaçëm. Jo. Nuk mund ta pranojmë. Këto janë para që do të mblidhen për buxhetin e shtetit. Ato para që mund të mblidhen tek AMFL le të shkojnë tek modernizimi i kësaj njësie dhe institucioni, sidomos në ato segmente që do i duhet për të monitoruar të gjithë veprimtarinë, veçanërisht elektronike por rregullat si shpërblehet kush dhe me sa i përcakton Këshilli i Ministrave. Nuk mund të ndajmë këtu kaq para shkojnë për punonjësit.
Ka institucione shumë më të rëndësishme sesa ky institucion që nuk merr shpërblime. Është e thjeshtë. Nuk e kam fjalën për parlamentin, por për disa të tjerë, që normalisht kanë një aktivitet shumë më agresiv për zbatimin e ligjit, shumë më konfliktual siç është policia e shtetit dhe për të cilin nuk kemi asnjë ligj të përcaktuar shpërblim.
Irena Beqiraj: Atyre ua rritët rrogat të parëve…
Erjon Braçe: Si, si!
Irena Beqiraj: Atyre ua rritët rrogat të parëve…
Erjon Braçe: Si, si!
Irena Beqiraj: Ua rritët rrogat të parëve…
Erjon Braçe: Po flasim për shpërblime zonjë, jo për rrogat
Irena Beqiraj: Shpërblimi është pjesë e performancës
Erjon Braçe: Joo.
Anastas Angjeli: Caktoni rrogën e na e thoni. Çështë kjo histori. Kemi rritur tatimin 6 herë ti marrë AMLF
Irena Beqiraj: Ky është një institucion që siguron të ardhura dhe i mbledh
Erjon Braçe: Pse këto të ardhura që siguron ky institucionqenkan pronë e këtij institucioni. Ç’do me thënë kjo. Ato janë të ardhura publike që do të derdhen në buxhetin e shtetit qindarkë për qindarkë.
Anastas Angjeli: A mund të na thuash se si i siguron të ardhurat ai. Cfarë pune ka ata. Ligji si çdo subjekt tjetër
Për kë siguron të ardhura për buxhetin?! Për buxhetin i derdhin vetë ata në tatime. Ca pune kanë ata?
Ligji u thotë atyre se si çdo subjekt tjetër të paguajnë tatimet. Na ke renditur këtu 20 nenet të cilat tregojnë mënyrën dhe afatin se si paguhen të gjitha taksat dhe tatimet edhe të lojrave të fatit. AMLF monitoron, dhe për këtë tani, i keni rritur tek neni 71, gjashtë herë taksat, tatimin e keni bërë 30% që të marrin ata shpërblimin?! Por le tu themi të gjithëve, deputetë e administratë që të punojnë në AMLF. Çështë kjo histori! Sikur po bëjnë vezën e kuqe ata.
Erion Braçe: Atëhere zonjë të ardhurat e siguruara nga mbledhja e gjobave dhe kamtvonesave të derdhen 90 % për buxhetin e shtetit dhe 10 % ngelen në llogari të AMLF. Këto të ardhura nga gjobat dhe kamatvonesat të përdoren nga AMLF-ja për investime si për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Kaq. Mbyllet këtu. Shpërblimet i vendos tjetër organ, nuk mund ti vendosim ne. Të mbahet shënim ky ndryshim dhe të reflektohet tek neni 12. Si për të gjithë të tjerët, pasi nuk ka më institucione të cilat e marrin të drejtën e shpërblimit me ligj. Kaq, mbaron këtu historia. Këshilli i Ministrave le të shpërblejë ata që kanë rezultate në punë.
Pas debatit neni 12 u hodh në votim me reflektimi : Nuk ka më institucione që e marrin shpërblimin me ligj.
Ora News