Sot ka nisur aplikimi i testit të shpejtë i antigenit për pacientët e dyshuar si të prekur nga COVID-19.
Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në ISHP deklaroi se testi i shpejtë ka siguri 100% dhe prej ditës së sotme do të aplikohet në vatra të përcaktuara nga epidemiologët në Tiranë.
“Deri në datën 20 dhjetor që është periudha e përfundimit të trajnimeve në nivel kombëtar. Ka filluar trajnimi i epidemiologëve në nivel kombëtar, por fillimisht fillon në Tiranë. Testi i shpejtë jo vetëm që ndihmon hetimin, por është edhe diagnostik 100%. Nuk ka nevojë për ritestim. Nxjerr anti-genin prandaj duhet të ketë një virulencë të lartë dhe kërkohet në 5 ditët e para. Do të jetë një testim i alternuar”, tha ajo.
Në një intervistë për ABC news Tomini theksoi se aplikimi i testit të shpejtë do të sjellë edhe uljen e fluksit për testin PCR. Siç thekson ajo nga sot procedura do të jetë e alternuar mes testit të shpeshtë i cili është efektiv vetëm në 5 ditët e para dhe më pas me testin PCR.
Tomini tha se ky vit duhet të konceptohet si një vit i festimit brenda familjes së vogël.
“Jo të shkojmë ne te festa, por festa të vijë tek ne. Duhet të festojmë ngushtë këtë vit.”
/a.r