Andrea Crisanti është një nga epidemiologët kryesorë të Italisë. Ai ishte ideatori i strategjisë që frenoi nivelin e lartë të përhapjes së koronavirusit në valën e parë që përfshiu Veneton.
Eksperti, i cili është drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë në Padova, në një intervistë për “Sky TG24”, tregohet i përmbajtur në prag të shpërndarjes së vaksinave.
Crisanti u shpreh: “Do të duhet pak kohë për të kuptuar sa ndikim do të ketë vaksina. Mendoj se do ta marrim vesh nga qershori, nëse gjithçka shkon mirë. Deri atëherë, problem do të jetë kontrolli i pandemisë. Kjo është sfida jonë, pasi nuk besoj se vaksinimi do të ketë ndikim pa kaluar 6-7 muaj”.
g.kosovari