Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për Gjykatën Kushtetuese, kandidaten e skualifikuar Zhaklina Peto.
Vendimi u mor ditën e sotme, teksa padia ishte depozituar më 3 dhjetor.
Kështu Peto fiton për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ.
KED e skualifikoi atë për mos plotësim kriteresh, ndërkohë, tani duhet ta verifikojë për të tretën herë. Sipas procedurës, duhet të mblidhet sërish Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që të shqyrtojë vendimin e Apelit Administrativ për Peton.
Me këtë vendim shtyhet edhe për disa ditë dërgimi i emrave të tjerë, për emërim tek Presidenti dhe në Kuvend. Kandidatët që janë në garë për këto vakanca është Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.
Ky rikthim në garë i Petos, komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
g.kosovari