Policia e Kosovës e ka arrestuar shtetasin Indrit Taullai. Më herët ai ishte liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.
“Me kerkese te Interpol Tirana dhe zyres per bashkëpunim nderkombetare ne Kosove ILECU, sot me date 06 dhejtor 2020, rreth ores 14:21 minuta ne Prizren, eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.
“I arrestuari dyshohet per pjesmarrje ne organizate kriminale ne Shqiperi. I njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
“Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.
Anëtari të “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas.
“Banda Durrësit”, ku ai akuzohet se bënte pjesë ka nisur të veprojë në qyteti bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.
/a.r