Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, i cili me profesion është mjek, ka bërë një apel të fortë në adresë të qeverisë që të mbrojë bluzat e bardha, pasi ata janë dhe heronjtë e heshtur në këtë betejë disamujorshe me pandeminë e koronavirusit.
Reagimi i Vangjel Tavos:
MBRONI BLUZAT E BARDHA – HERONJTË E HESHTUR ⚪️
Mirënjohje të thellë për bluzat e bardha që po përballen prej muajsh me pandeminë, edhe pse pa mbështetjen shtetërore, dhe pa pajisjet mbrojtëse.
KUJTOJMË 🕊
Heronjtë e heshtur që luftuan në vijën e parë të cilët humbëm jetën nga COVID-19:
⚪️Arjan Pushi – mjek hematolog
⚪️ Hysni Shkjau – mjek familje
⚪️ Anibal Byberi – pneumolog
⚪️ Vilson Topulli – Epidemiolog (në pension)
⚪️ Zyliha Kraja – Kirurge
⚪️ Memo Boci- epidemiolog
⚪️ Agron Menzelxhiu- kirurg
⚪️ Sefer Dervishi – mjek familjeje
⚪️ Zyliha Kraja – Kirurge
⚪️ Memo Boci- epidemiolog
⚪️ Agron Menzelxhiu- kirurg
⚪️ Sefer Dervishi – mjek familjeje