Shqipëria numëron sot që flasim, rreth 20 mijë shtetas të infektuar me Covid-19 të cilët janë ende aktivë. Shumë të tjerë që nuk kanë bërë tampon, as që dihet sesa janë.
E plot të tjerë që po ndiqen nga spitale private, po ashtu janë ende pa shifra statistikore.
Megjithatë, një fakt është i pakundërshtueshëm: Në Shqipëri po infektohen më shumë femra, por po vdesin shumë më tepër meshkuj.
Të dhënat e mëposhtme tregojnë se 67 për qind e të infektuarve që kanë vdekur, në numrin total deri sot prej 889 vetësh, janë meshkuj. Vetëm 33 për qind e viktimave janë femra.
Nga ana tjetër vërehet se më shumë infektohen femrat, 52 për qind dhe meshkujt, 48 për qind.
Konstatohet se numri më i lartë i të infektuarve i përket moshave 30 deri 39 vjeç./a.p