Duket se lajmi i udhetimit te papritur te Edi Rama ne SHBA e sidomos njoftimi i kryeministrit se po shkon te takoje prodhuesit e vaksines atje, ka levizur nga vendi kreun e opozites Lulzim Basha. Ndryshe nuk shpjegohet qe Basha t’i kthehet edhe nje here, pas dy javesh, akuzave per vdekjet Covid ne spitalet shqiptare.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Basha ka rimarre edhe nje here akuzat e vjetra, per te cilat, kujtojme, nuk eshte paraqitur ende ne dyert e drejtesise.
Mes të tjerash, Basha tregoi live dhe një dokument, që sipas tij, tregon numrin e vërtetë të viktimave në Shkodër deri në fund të nëntorit, ku vetëm në Bashkinë Shkodër është 80, nga 62 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në gjithë Qarkun e Shkodrës.
Pjesë nga intervista:
Nisida Tufa: Dua të ju drejtoj disa pyetje në fakt për të qenë dhe më konciz për të kursyer dhe më shumë kohë me përgjigjet për sa i takon pandemisë, më pas do kalojmë dhe në çështje të tjera. Zoti Basha në lidhje me akuzat që ju keni shtruar, për fatalitete për personat që ndërrojnë jetë nga COVID-i që fshihet numri i viktimave. Dy javë më para pata në studio dhe zotin Paloka, kishte një rast familjar të tijin. PD merr denoncime të tilla..
Lulzim Basha: Patjetër denoncimet kanë ardhur nga mjekët
Nisida Tufa: Për të qenë më konciz dhe konkret kur bëhet të tilla akuza zoti Basha, pati dhe zoti Rama kryeministri mesazhin për ju, reagimin për ju në lidhje me këtë.
Lulzim Basha: Nuk luftohet kjo duke… Shiko.. gishti tregon të keqen, kryeministri tregon gishtin.
Nisida Tufa: Sa ju bindi kryeministri me atë mesazh?
Lulzim Basha: Fare. Nuk është puna të më bindë mua, puna është të bindë ata që kanë humbur familjarët e tyre. Dhe nuk arrin ti bind sepse e dinë të gjithë, e kanë pranuar mjekët, të cilët thonë se ne i kemi mbushur formularët me shkak fillestar Covidin dhe procesi i shndërrimit te statistikave është një proces politiko administrativ. Nuk është përgjegjësi e mjekëve.
Nisida Tufa: Po në lidhje me denoncimin
Lulzim Basha: Po të shikoni përgjigjja e parë ka qenë një përpjekje për të thënë po akuzon mjekët, kurrë partia demokratike s’ka akuzuar mjekët dhe s’mund të akuzojë mjekët edhe për arsyen e thjeshte se denoncimet kanë ardhur nga mjekët. Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fshehë këtë të vërtetë të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike, i ka keqpërdorur në këtë debat.
Nisida Tufa: Zoti Basha, sa denoncime të tilla ka Partia Demokratike?
Lulzim Basha: Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës. Ja ku jemi 3 javë më vonë dhe nuk është bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë shiko çfarë ndodh, një tjetër e dhënë që tregon se çfarë bëhet. Ministria ka raportuar deri në fund të nëntorit në rang të qarkut të Shkodrës 62 vdekje nga Covid. Qarku i Shkodrës ka 5 bashki. Ndërkohë, vetëm bashkia Shkodër ka regjistruar 80 vdekje si Covid. Ja ku i keni të dhënat po jua dorëzoj ju. Është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të dhënave për të mbuluar dështimin. Nuk është kjo në vetvete problem i madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti i thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave. Dhe problem sigurisht janë këta qindra qytetarë bashkëqytetarë tanë që janë nëna, baballarë, fëmijësh, janë anëtarë familjesh që janë ndarë nga jeta, por problemi më I madh është që duke mos u ndërgjegjësuar, duke mos u vetëdijësuar për gjithçka që duhet bërë dhe nuk po bëhet atëherë po vazhdon, kryeministri po vazhdon, qeveria po vazhdon të shkaktojë përmes kësaj neglizhence një tjetër kolaps, një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe padyshim kjo papërgjegjshmëri, kjo neglizhencë kontribuon drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të njerëzve.
Nisida Tufa: Fotot nga morgun zoti Basha, çfarë shkaktojnë ato foto që qarkulluan në media, personalisht opinion juaj cili është.
Lulzim Basha: Një tronditje të thellë, natyrisht një tronditje shumë të thellë. Mbaj mend që në mars ishte, gjatë periudhës që siç e thashë infektimet ishin 40 herë më të ulëta kryeministri që nxirrte foto të kamionëve të mbushur me arkmorte në Bergamo, dhe të morgje të vendeve të huaja, besoj ju kujtohet. I kujtohet çdo shqiptari. E bënte me një përpjekje për të justifikuar karantinën e rreptë të mars, prill, majit. Po tani? Tani që jemi 40 50 fish më lart me infektimet dhe numri I vdekjeve është jashtë kontrollit. Vetëm tani nuk flitet, tani kryeministri nuk flet. Kur tani në fakt është koha që jo të flas por të veprojë. Është humbur qershori, korriku gushti. U humb shtatori, tetori, nentori kemi hyrë në dhjetor dhe akoma shqiptarët nuk kanë parë asnjë plan nga qeveria, asnjë plan nga kryeministri asnjë masë as për të frenuar perhapjen e virusit as për të ndihmuar mjekër dhe spitalet dhe as për të ndihmuar ekonomikisht ato familje që përballen me faturën e papërballueshme me faturën e ilaçeve Covid. Mos të flasim për aspektin ekonomik, që është një aspect tjetër që shpresoj do kemi mundësine ta diskutojmë.